Gazetari Erl Murati gjatë diskutimit në “Log.” për situatën në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku opozita pësoi humbje të thellë, ka theksuar se përgjegjësia kryesore politike i takon liderit të saj, Sali Berisha.
Sipas Muratit, rezultati përfaqëson një diferencë të ndjeshme prej 320 mijë votash, një sinjal i qartë se publiku nuk po e sheh më opozitën si alternativë qeverisëse.
“Partia Socialiste nuk ka marrë vetëm votat e saj tradicionale. Ka marrë 860 mijë vota – një kambanë alarmi për Partinë Demokratike,” tha Murati.
Murati kritikoi ashpër qëndrimin publik të opozitës, duke thënë se retorika e saj është larg realitetit dhe se akuzat për manipulime apo shkelje zgjedhore, nëse ekzistojnë, duhet të adresohen në mënyrë institucionale.
“Çdo pretendim që keni, çojeni në Prokurori. Retorika pa fakte ju bën qesharakë. Ajo që pret publiku tani nuk janë fjalët, por veprimet. Çfarë hapa do ndërmarrë opozita pas kësaj humbjeje?”
Erl Murati: Përgjegjësi kryesor nga pikëpamja politike është Sali Berisha. Rezultati është me 320 mijë vota diferencë. PS nuk ka marrë vetëm votat e tij, ka marrë 860 mijë vota që duhet të jenë këmbanë alarmi për PD.
Retorika juaj është aq larg realitetit sa nuk mund ta kontestosh. Publiku pret ca hapash do të bëjë opozita pas kësaj humbje. Cdo pretendim që keni duhet ta denonconi në prokurori. Bëheni qesharakë me këto pretendime. PD duhet të bëjë analizë cfarë duhet të ndryshojë që të ketë një alternativë të re për zgjedhjet e ardhshme.
()