Përfundon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, nuk bihet dakord për kalendarin e punës së Kuvendit, kalon për votim në seancë plenare

Ka përfunduar pas vetëm 20 minutash mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se nuk u arrit dakordësia për miratimin e kalendarit dhe planit të punës së Kuvendit deri në 5 korrik.

Sipas rregullores kalendari dhe programi do t’i kalojnë për miratim seancës plenare, ku pritet që të miratohen pasi mazhoranca i ka numrat e nevojshëm.

Që nga 8 korriku Kuvendi nuk duhet të mblidhet më, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme.

Kjo pasi në Kushtetutë nuk lejohet miratimi i ligjeve 60 ditë nga mbarimi i legjislaturës aktuale dhe 60 ditë përpara mbledhjes së legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e 11 majit


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×