Prezantim bashkë me Igli Taren, Allegri firmos si trajneri i ri i Milanit. Të gjitha detajet e marrëveshjes

Massimilliano Allegri është trajneri i ri i Milanit. Firma është hedhur në kontratë siç raportohet në Itali, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.

Alegri do të prezantohet bashkë me Igli Tare. Ishte dëshira e këtij të fundit, që prezantimi të bëhej bashkë me trajnerin e ri të kuqezinjve.

Rikthimi te Milani për Allegrin vjen pas 11 vitesh. Paga e tij do të jetë 5 milionë euro në sezon plus bonueset. Kontrata e firmosur nga 57-vjeçari është e vlefshme për tre vitet e ardhshme.

Tare i surprizoi të gjithë duke e mbyllur këtë marrëveshje në kohë rekord. Alegri numëron gjashtë tituj kampion në Seria A ku një prej tyre është fituar me “Djallin”.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×