Sarandë/ I shiti kokainë një të miture, gjykata lë në burg shpërndarësin

Një rast me rëndësi të lartë sociale ka çuar në vendosjen e masës së sigurisë “arrest në burg” për shtetasin O.L., i dyshuar se ka shitur lëndë narkotike të llojit kokainë një shtetaseje të mitur. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë bëri publik rastin, duke e cilësuar veprimin me rrezikshmëri të lartë.

Procedimi penal ndaj O.L. u regjistrua më 18 maj 2025, ndërsa një ditë më pas, prokurori i çështjes kërkoi nga gjykata caktimin e masës “arrest në burg”, kërkesë që u pranua menjëherë. Sipas hetimeve të para, shtetasi O.L. dyshohet se i ka shitur kokainë një të miture, një veprim që përbën vepër penale sipas nenit 283/1 të Kodit Penal.

Pas shpalljes së vendimit, policia ndërhyri më 26 maj, në orët e para të mëngjesit, duke e arrestuar të dyshuarin në Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2 të kryeqytetit. Më 28 maj, Gjykata konfirmoi vazhdimin e masës “arrest në burg” për O.L.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×