Sot do të zhvillohet seanca e parë parlamentare pas zgjedhjeve të 11 majit.
Sipas raportimit të gazetarit Osman Stafa, Partia Socialiste vjen në këtë seancë me misionin e vazhdimësisë institucionale dhe stabilitetit, duke theksuar vijimin e punës normale parlamentare.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka paralajmëruar një betejë të fortë politike në Kuvend, duke e cilësuar 11 majin si një “farsë elektorale”.
Raportohet se kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u ka kërkuar deputetëve të opozitës të jenë të pranishëm në sallë për të denoncuar ato që PD i konsideron si “krime zgjedhore”.
Plani i opozitës për të futur çështje jashtë rendit të ditës mbetet i paqartë nëse do të lejohet nga mazhoranca, e cila pritet të ndjekë një axhendë standarde për seancën e sotme.