Tare “all-in” për Allegrin, lëshon me “skonto” Rafa Leaon

Nuk është më një sekret që Igli Tare ka zgjedhur Max Allegrin për të nisur projektin e tij të ri në krye të Milan. Nuk është gjithashtu sekret që emri i Allegrit pëlqehet edhe nga pjesa tjetër e stafit drejtues, nga Administratori Furlani, por më e rëndësishmja, as tifozët nuk janë kundër tij, fundja me Allegrin në stol, “djalli” fitoi një titull në Serie A. Në këto kushte, Allegri është kthyer në një prioritet absolut në këtë momente, pasi Tare kërkon të përfitojë edhe nga fakti që Napoli dhe Conte nuk kanë vendosur ende në lidhje me të ardhmen.

Sipas mediave italiane, Igli Tare dhe Zlatan Ibrahimovic janë të bindur se mund ta mbyllin shpejt këtë diskutim, të bindin Allegrin të rikthehet në Milano. Tare i ka paraqitur ofertën e parë, një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi për një tjetër vit dhe 5 milionë euro në sezon, plus bonuse. Nëse dështon pista Allegri, nëse kalon te Napoli, atëherë Thiago Motta është plani B.

Jo vetëm gjetja e një trajneri të ri, një tjetër çështje që kërkon një zgjidhje të shpejtë është edhe ajo e Rafa Leao-s. Mediat italiane zbulojnë se Igli Tare dhe Leao do të takohet të premten për të vendosur në lidhje me të ardhmen. Prej kohësh, Leao ka qenë i dyzuar në lidhje me të ardhmen e tij, preferon të ndryshojë ambient, kjo nuk është e mundur nëse Milan nuk merr atë që kërkon.

Leao është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në Arabinë Saudite, ku ekipe si Al Hilal, Al Nassr dhe Al Ittihad janë të gatshëm t’i plotësojnë çdo kërkesë ekonomike. Këtë herë as Milan nuk do të insistojë, janë të gatshëm të lënë të lirë Leaon, madje edhe me skonto. Portugezi mund të largohet për 130 milionë euro dhe jo 175 sa është edhe klauzola e tij e largimit.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×