Më mire vonë se sa kurrë thuhet dhe në fakt kjo shprehje gjen vend në këtë fund sezoni tek Inter, me ziklatrit që në finalen e Championsit më 31 Maj luajnë për të fituar gjithçka ose asgjë. Inter humbi dy betejat e para në Kupë dhe kampionat, por mbrëmjen e së shtunën në “Allianz Arena” zikaltrit do të luajnë për të ngjitur lart emrin e Inter sërish në majën e futbollit Italian, teksa do të sfidojnë PSG.
Lajm i mirë për Inzaghin që në prag të finales si rrallë ndonjëherë këtë sezon do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion.Formacioni i mundshëm i Interit për finalen e Champions League kundër PSG-së pritet të jetë ky (Sommer, Pavard, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco, Lautaro dhe Thuram). Më këtë 11, Inter ka luajtur së bashku vetëm dy herë këtë sezon, ndaj Milanit dhe Napolit në kampionat. Kjo për shkak të dëmtimeve, rotacionit dhe menaxhimit të lodhjes. Megjithatë e rëndësishme do të jetë që më në fund Inzaghi do të ketë mundësi të zgjedh më të mirët, duke i patur të gjithë të gatshëm dhe me dëshirën për të dhënë më të mirën në fushë.
Ndërkohë pavarësisht vëmendjes kryesore që tek Inter është maksimalisht e përqendruar në fianlen e Champions, drejtuesit zikaltër po punojnë edhe në drejtim të merkatos. Pas kroatit Susiç, të mërkurën Inter mbylli marrëveshjen edhe me Marseille për anësorin Brazilian Luis Henrique, për një vlerë rreth 23 mln euro + 2mln të tjera bonuse. Henrique vjen pas një sezoni pozitiv në Ligue 1 dhe shihet si zëvendësuesi perfekt për holandezin Denzel Dumfries. Ndërkohë në sulm aty ku Correa dhe Arnautviç janë drejt largimit, tek zikaltrit po punojnë për të sjellë në Milano sulmuesin 21-vjeçar i Parmës, Ange-Yoan Bonny. Francezi pëlqehet nga shumë klube, por përputhet me projektin afatgjatë të Interit dhe fondit Oaktree. Inter dëshiron ta ketë Bonny të gatshëm që për Botërorin për Klube që do të startojë më 14 Qershor.