Të përfshirë në trafik droge dhe organizata kriminale, ekstradohen drejt Italisë 3 shtetasit shqiptarë

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses ekstradimin drejt Italisë të tre shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, individualisht ose si pjesë e organizatave kriminale.

Operacioni u krye falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, duke çuar në dorëzimin e shtetasve:

Albert Koni, 51 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Torinos me 4 vjet e 6 muaj burg për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Ai akuzohet për shitjen e kokainës në ambiente publike në zonat Arona dhe Novara gjatë vitit 2017.

R. A., 21 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Milanos ka caktuar masën “arrest në burg” për “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer si pjesë e një organizate kriminale që vepronte në Milano në periudhën 2022-2024.

A. F., 39 vjeç, i kërkuar nga autoritetet e Gjenovas për trafikim droge dhe armëmbajtje pa leje, në kuadër të operacionit italian “COOK 2020”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×