‘Ziejnë’ Tirana dhe Dubai, një bos droge ka filmuar disa moderatore në intimitet, materialet hot qarkullojnë në një rreth të ngushtë

Një trafikant i njohur droge nga veriu i vendit, i cili frekuenton lokalet e shtrenjta në Tiranë, Dhërmi dhe Dubai, posedon video intime dhe materiale hot për disa moderatore, ish mise dhe modele shqiptare. Personazhi kontrovers ka krijuar një ‘koleksion’ videosh intime me protagoniste disa vajza të ashtuquajtura VIP, të cilat kanë ndarë shtratin me figura të krimit, në këmbim të ‘respektimit’ me shuma parash që variojnë nga 1 mijë deri në 10 mijë euro.

Disa moderatore të njohura i kanë nisur me vullnetin e tyre dhe në mirëbesim trafikantit biznesmen video, ku shfaqen të zhveshura duke treguar hiret e tyre. Në raste të tjera, trafikanti i ka filmuar në intimitet, me ose pa dijeninë e tyre, kjo mbetet e paqartë. Meterialet janë ruajtuar nga personazhi në fjalë, i cili i ka ndarë me miq të tij të ngushtë. Këta të fundit i kanë ndarë me miq të tjerë.

Videot e disa moderatoreve të ekraneve, ish miseve dhe disa modeleve qarkullojnë tashmë në një rreth të ngushtë, ku përfshihen edhe disa gazetarë, ndërsa këto vajza të ashtuquajtura VIP vijojnë të shesin moral nëpër studio televizive, instagram dhe platforma të tjera.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×