Në një klasë mësimi në Universitetin e Salentos, një pllakë kushtuar Ilaria Sulës, studentes njëzet e dy vjeçare shqiptare e vrarë në Romë dhe krimin e së cilës e rrëfeu ish-i dashuri i saj Mark Samson, u dëmtua.
Fjala “femminicidio” (urryes e vrasës femrash) është fshirë nga tabela që i kushtohet të ndjerës. Departamenti i Shkencave Humane dhe Sociale i universitetit raportoi incidentin në një postim në mediat sociale, duke shprehur “shqetësim dhe mosmiratim të vendosur” për atë që ndodhi në klasën e Studium 6.
Në shënim, e ngjitur në pjesën e pasme të karrikes së dedikuar Ilarias, shpjegohet: “Kjo karrike është e rezervuar për Ilaria Sulën, e vrarë nga një urryes e vrasës femrash. Edhe ajo duhet të kishte qenë në klasë sot.” Një fjali nga e cila fjala “femminicidio” është fshirë me një lëvizje stilolapsi të zi.
Një gjest i kritikuar ashpër nga vetë Departamenti i Universitetit, i cili deklaroi: “Ky gjest ofendon kujtimin e Ilaria Sulës dhe të gjitha viktimave të dhunës, dhe bie në kundërshtim të thellë me vlerat e respektit, përfshirjes dhe përgjegjësisë civile që frymëzojnë aktivitetet tona kërkimore, mësimdhënëse dhe të misionit të tretë në baza ditore. Ju kujtojmë se lufta kundër të gjitha formave të dhunës gjinore është për ne një angazhim konkret, jo vetëm teorik, dhe Departamenti – përmes të gjithë komponentëve të tij – do të vazhdojë të promovojë ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë përmes iniciativave, studimeve dhe hapësirave për diskutim. DISUS rinovon angazhimin e tij për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe ndërtimin e një komuniteti universitar që është gjithnjë e më i vëmendshëm, mbështetës dhe i lirë nga të gjitha format e diskriminimit”.
Babai i Ilarias, Flamur Sula komentoi këtë veprim pa kuptim: “Më vjen keq për Ilarian, po ofendojnë kujtimin e saj dhe të vajzave të tjera të vrara si ajo. Jam pa fjalë, për fat të keq në këtë botë ka edhe njerëz të tillë”.
()