Emri/ U qëllua në lëvizje, plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar në Durrës

Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Burimet bëjnë me dije se i plagosuri ka arritur të shkojë vetë deri në stacionin e policisë, ku ka kërkuar ndihmën e efektivëve për t’u transportuar drejt spitalit.

Sipas gazetarit të News24, i plagosuri është Arbër Gorgea i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe aktualisht ndodhet në sallën e operimit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 40-vjeçari ishte në lëvizje në momentin kur është qëlluar.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×