Fier/ Zbulohet dhe asgjësohet një plantacion me 1000 fidanë kanabis, në pranga 63-vjeçari

Policia e Fierit ka zbuluar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Libofshë, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Koordinata”.

Në një terren të pyllëzuar, në vendin e njohur si “Gropa e Mollës”, u zbuluan 1000 fidanë të dyshuar si Cannabis Sativa, të cilët u asgjësuan menjëherë nga shërbimet e policisë, përmes djegies së kontrolluar.

Kontrollet janë realizuar në bashkëpunim me patrulla tokësore dhe mbështetjen e dronëve, si pjesë e strategjisë për monitorimin dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në zona të thella dhe të paarritshme me mjete të zakonshme.

Si autor i dyshuar i kultivimit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 63 vjeç, banues në Libofshë. Ai akuzohet për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Policia vijon hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorë të mundshëm të tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×