Zhvillimet e fundit politike në Kosovë po vazhdojnë të thellojnë krizën institucionale. Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini i ftuar në studion e “Opinion” në Neës24, u shpreh se se vendi ndodhet në një situatë paradoksale.
“Kemi kuvend, por nuk kemi kryesi të konstituuar. Kemi zgjedhje të mira, por nuk kemi zgjidhje”, tha Ukshini duke kujtuar një skenar të ngjashëm nga viti 2014, kur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe ish-presidenti Hashim Thaçi u përballën me një ngërç të ngjashëm.
Sipas tij, atëherë skenari ishte përgatitur për të mbajtur peng Thaçin, ndërsa sot historia po përsëritet me aktorë të rinj.
“Demokracia ka zgjidhje. Nuk janë vetëm numrat që vendosin, por edhe aftësia për kompromis – njësoj si në lojën e shahut, ku rëndësi ka ndërtimi i pozicionit,” u shpreh ai.
“Votuesi i Kosovës nuk i ka dhënë shumicën absolute askujt. Ai ka votuar për një koalicion dhe për bashkëpunim. Tani është koha për kompromis jo vetëm për numra, por për stabilitet dhe përgjegjësi,” tha ish-ambasadori Ukshini.
Sylë Ukshini: Ne kemi kuvend, por nuk kemi kryesi të konstituuar. Kemi zgjedhje të mira por nuk kemi zgjidhje. Ky skenar ishte përgatitur në vitin 2014 kundër PDK, Thaçit i cili mbeti peng.
Por demokracia ka zgjidhje, nuk janë vetëm numrat, është shkathtësia për kompromis si në lojën e shahut pë trtë ndërtiar një pozicion.
Atij që i duhen votat duhet ta bëjnë hapin e parë. 4 vite që VV ishte me 51 përqind i dhanë një komoditet duke mos e afruar opozitën. Por Kosova ka shumë gjëra që presin, Asociacioni, dialogu Kosovë-Serbi.
Lidershipi i ri i LDK nuk dëshiron të marrë përgjegjësi. Këto përgjegjësi ka qenë i gatshëm ta marrë lidershipi i UÇK, por bota i shfrytëzoi në 20 vjet dhe më pas i hodhi në gjykatë.
Priten dhe shumë kompromise të tjera. Nuk janë votat për presidentin, votuesi i Kosovës ka votuar për të patur një koalicion, nuk ja ka dhënë shumicën askujt.