Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Burimet bëjnë me dije se i plagosuri ka arritur të shkojë vetë deri në stacionin e policisë, ku ka kërkuar ndihmën e efektivëve për t’u transportuar drejt spitalit.
Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe aktualisht ndodhet në sallën e operimit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 40-vjeçari ishte në lëvizje në momentin kur është qëlluar.
()