Antonio Conte la me “gisht në gojë” Juventusin duke zgjedhur të vazhdojë në drejtimin e Napolit dhe tashmë bardhezinjtë kanë nisur nga e para kërkimin për një trajner të ri, pasi duket se nuk do t’i besojnë kroatit Tudor për edicioni e ardhshëm,
Ëndrra e madhe e klubit në këtë pikë quhet Zinedine Zidane. Francezi ka veshur fanellën e bardhezinjve në vitet e tij si lojtar dhe ka mbetur i lidhur me skuadrën torineze. Më pas, në karrierën si trajner, pakkush ka bërë si ai, pasi Zidane fitoi tre Liga Kampionesh radhazi në vitet 2016, 2017 dhe 2018 me Real Madridin.
Ai ka mbetur larg fushave të lojës që pas eksperiencës së dytë me madrilenët dhe faktikisht do të jetë e vështirë ta bindin, pasi po pret emërimin në stolin e përfaqësueses franceze pas Botërorit 2026. Por në Torino do të provojnë gjithsesi të afrojnë teknikun francez, i cili do të sillte në klub eksperiencën e tij të jashtëzakonshme të grumbulluar në vitet të madrilenët.
()