Zotimi i Brojës: Po shkuam në Botëror, do bëj flokët kuq e zi!

Mbrëmjen e kësaj të premteje, sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, ishte i ftuar ne “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Broja ka spikatur në fushën e gjelbër për driblimet me topin, shpirtin luftarak dhe atdhetarinë. Megjithatë, gazetarëve të “Piter Pan” nuk u ka shpëtuar detaji që e diferencon Brojën. Ai nuk ka lyer kurrë flokët dhe nuk ka asnjë tatuazh në trup.

Për këtë, Broja thotë se, pavarësisht se është lindur dhe rritur në Angli, ka respektuar traditat e origjinës së tij malësore. Asnjë prej pjesëtarëve të familjes së tij nuk ka “eksperimentuar” me flokët apo nuk ka tatuazhe. Broja ka ndjekur traditën familjare.

“Unë jam mësuar gjithmonë me tradita malësore. Edhe babi nuk i ka lyer flokët dhe nuk ka tatuazhe. Të gjithë kushërinjtë dhe familjarët nuk kanë. Edhe për mua e njëjta gjë është, nuk kam shumë qejf që të lyej flokët, apo të bëj tatuazhe. Kështu jam unë, kështu është familja”, thotë futbollisti.

Megjithatë, Broja para fëmijëve zotohet se, nëse Kombëtarja Shqiptare hyn në Botëror, ai do të lyejë flokët kuq e zi.

“Nëse shkojmë në Botëror, atëherë po i bëj flokët kështu, kuq e zi, gjysmë për gjysmë edhe fytyrën”, premton Broja.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×