Balliu: IDC-CDI kërkon qeveri teknike në Shqipëri! Raporti fakton farsën elektorale të 11 majit

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me raportin e IDC-CDI, duke theksuar se ky institucion kërkon krijimin e një qeverie teknike në Shqipëri.

Sipas Balliut, raporti përmend gjithashtu nevojën për ndalimin urgjent të përndjekjes së opozitës, përmes përdorimit të sistemit të drejtësisë ndaj liderëve opozitarë.

Ai e cilëson këtë raport si një provë përfundimtare të asaj që e quan farsë elektorale të 11 majit, duke u bërë thirrje qytetarëve që të dëgjojnë institucionet ndërkombëtare si OSBE-ODIHR dhe IDC-CDI, për të kuptuar vërtetësinë e akuzave të opozitës.

Klevis Balliu: IDC-CDI kërkon qeveri teknike në Shqipëri. Gjithashtu kërkon ndalimin urgjent të përndjekjes së opozitës nëpërmjet përdorimit të sistemit të drejtësisë për arrestimin e liderëve të opozitës. Ky raport fakton përfundimisht farsën elektorale të Edi Ramës. Për të gjithë ata që kishin dyshime për akuzat e opozitës sot mund të dëgjojnë OSBE ODIHR ose IDC-CDI.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×