EMRI/ I dënuar me 11 vite burg për vrasje me dashje, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Një operacion i Komisariatit të Policisë Nr. 3 ka çuar në arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, i dënuar për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Në kuadër të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe arrestuan shtetasin Klement Zguro (i njohur edhe si Klement Kaçolli), 43 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi u realizua në rrugën “Mikel Maruli”, si rezultat i operacionit policor të koduar “END”, të zhvilluar mbi bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar 43-vjeçarin me 11 vite burg për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi:

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 3, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.

Kapet 43-vjeçari i dënuar me 11 vite burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vijim të punës për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së një personi të shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “END”, si rezultat i të cilit u bë kapja, në rrugën “Mikel Maruli”, e shtetasit në kërkim Klement Zguro (Kaçolli), 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 43-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 vite e 11 muaj burgim.

43-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×