Trajneri i Comos, Cesc Fabregas ka dhënë parashikimin e tij për finalen e Champions League mes Interit dhe PSG. Ai tha se të dyja ekipet janë të forta, por triumfon Inter.
“Dy ekipe me stile të ndryshme përballen me njëra-tjetrën. Interi ka luajtur me të njëjtët lojtarë për disa vite, ata kanë përvojë dhe fizikalitet.
Për më tepër, është finalja e tyre e dytë në tre sezone. Nëse do të më duhej të zgjidhja, do të thoja Interin. Por PSG është një ekip shumë i kompletuar që pati një gjysmë të dytë fantastike të sezonit. Për mua përfundon 2-1”- tha ai.
(J.S/)