Festa e Midhjes rikthehet këtë verë në Ksamil. Mbrëmjen e 30 majit, Ksamili i përfshirë në festën e midhjes solli një përvojë autentike mesdhetare që ndërthur gastronominë me kulturën dhe argëtimin. Mes programit të larmishëm banorë, të ardhur por edhe të huaj, u bënë pjesë e Festës së Midhjes.
Eventi i shumëpritur i së premtes është një nga aktivitetet më të veçanta të këtij sezoni turistik në Ksamil ku synon të promovojë produktin unik të zonës – midhjen e Liqenit të Butrintit, e njohur për cilësinë e saj të lartë dhe shijen karakteristike.
Nënkryetari i bashkisë, Florian Sali na tha: Festa e Midhjes është një festë plot gjallëri për Ksamilin. Ksamilit po i rikthehet edhe njëherë festa, ku zyrtarisht ka qenë një festë e saj por sot e gjen Ksamilin më të bukur, më të zhvilluar, më të organizuar se kurrë.
Ksamili tashmë ka një infrastrukturë moderne dhe vetë bizneset kanë ecur përpara. Kjo sonte është një miniçelje sezoni për Ksamilin dhe çelja zyrtare e sezonit do të jetë javën tjetër në Sarandë. Kalofshi një mbrëmje të këndshme.
Në shumë prej lokaleve prej druri të hapura enkas për festën kuzhinierët na treguan se produkte të ndryshme bëhen me midhje.