“Janë të drejtpërdrejtë kur duan të…”, Topi “zbërthen” mesazhin e SHBA për 11 majin: Ja pse iu drejtuan popullit shqiptar

Ish-Presidenti Bamir Topi komentoi edhe mesazhin ambasadës së SHBA për zgjedhjet e 11 majit. Në “Kjo Javë” me Nisida Tufën, në News24, Topi tha se amerikanët iu drejtuan popullit shqiptar sepse në Uashington prevalon kombi shqiptar dhje jo individët politikë. Duke krahasuar qëndrimin e SHBA në raport me entuziazmin e Brukselit ku liderët europianë përgëzuan Ramën për fitoren gjatë Samitit të Komunitetit Politik, Topi tha se një sjellje e tillë nuk pjesë tek standardet që ka Europa klasike.

Gjithashtu, Topi akuzoi qeverinë se përdori në funksion të zgjedhjeve 2 aktivitete me impakt siç ishte Giro d’Italia dhe Samiti i liderëve europianë.

Nisida Tufa: Si e lexuat ju mesazhin e ambasadës së SHBA?
Bamir Topi
: SHBA-të janë një shtet i madh, një shtet mik i shqiptarëve. Tek SHBA-të prevalojnë shqiptarët dhe kombi shqiptar. Individët politikë shkojnë dhe vijnë. Mesazhi ishte shumë i kujdesshëm dhe është mesazh për t’u asimiluar, për t’u kuptuar, analizuar. Të gjithë kërkojnë ta deshifrojnë. Por ata janë të drejtpërdrejtë kur duan të jenë. Kë kanë frikë ata? E kanë thënë në mënyrë të kujdesshme dhe i janë referuar popullit shqiptar. Tek populli shqiptar janë të gjitha ndjesitë pastaj, ndjesitë politike, ndjesitë e personave të pavarur…

Nisida Tufa: Nuk u duk kështu me liderët e BE që kanë uruar Ramën përzemërsisht dhe personalisht edhe tek Samiti që u zhvillua në Tiranë…
Bamir Topi:
Janë organizuar dy aktivitete, Giro d’Italia ditën e zgjedhjeve ishte në Vlorë dhe 16-17 maj Samiti. Janë dy aktivitete që zhvillohen ditën e zgjedhjeve dhe pa u certifikuar rezultati. Kjo nuk bën pjesë tek standardet që ka Europa klasike, janë braktisur disa standarde të Europës klasike të asaj Europë që është ndërtuar mbi bazën e disa rregullave shumë të forta morale. Dhe të vijë një lider ose lidere e krahut të djathtë dhe ta dëgjojë me zë dhe ta shohë me figurë që e urojnë se “sa më është bërë qejfi që je rizgjedhur ti”, kjo nuk është as politike dhe as demokratike. Nëse ka një vokacion, është vokacioni i popullit, të gjithë kanë bërtitur në ’90, e duam Shqipërinë si gjithë Europa, a ua mësoi dikush?, askush se nuk kishte parti të opozitës, të gjithë kanë patur një shpresë dhe pas 35 vitesh vijnë 2 njerëz që bëjnë pazare politike me njëri-tjetrin dhe na shfaqin një Europë e cila në rastin konkret të deziluzionon. Bëje Samitin, problemi i Ukrainës etj., por historia e Shqipërisë është shumë e ndjeshme, askush nuk duhet të luajë me ndjeshmërinë e shqiptarëve, dikush është këtej, dikush andej, sot njerëzit lëvizin, por nuk po lëvizin për shkak të krerëve që erdhën në 16-17 maj, por sepse në vitin 2011 kur ishte në pushtet PD dhe unë fatmirësisht isha President, u sigurua lëvizja e lirë e shqiptarëve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×