“Jemi bërë arrogantë!”, Braçe në “Kjo Javë”: Në mandatin e katërt, PS duhet të ndryshojë veten dhe qasjen ndaj njerëzve

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, të moderuar nga Nisida Tufa, deputeti jetëgjatë i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i zgjedhur rishtaz që nga viti 1996, u shpreh se dashje pa dashje pas fitores bëhesh arrogantë.

Braçe u shpreh gjithshtu se PS duhet të ndryshojë veten në katër vitet e ardhshme qeverisje, të ketë një qasje që të jetë sa më afër në shërbim të njerëzve, duke dëgjuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve.

“Nuk i shoh ato që thotë Berisha, jam i angazhuar në analizën tonë te zgjedhjet. Nuk e prisja që në Njësinë 5 këtë rezultat, prisja më shumë vota, pavarësisht se kemi pasur rritje” – tha Braçe.

Nisida Tufa: Ju si pozitë dhe PS, e patët më të lehtë për të fituar?

Erion Braçe: Problemi ynë nuk është opozita, jemi ne vetë. Nëse ne nuk korrigjohemi dhe nuk kemi një qasje të përulur, jo arrogante, në raport me njerëzit, sepse në disa raste jemi arrogantë, nuk mund të përmisohemi. Nga unë i pari, deri ata që janë në krye, nganjëherë kemi qasje arrogante, ju del natyrshëm, edhe pse mundohemi të përmbahemi. Por nuk është ky thelbi i qeverisjes. Mendoj se qeverisja ka qenë bashkëpunuese dhe e përkushtuar e kështu me radhë, siç ka edhe të meta, që patjetër duhen korrigjuar, duhen të jetë thuajse zero në këtë mandat. Ky manadat, që është marrë me kaq shumë vota, duhet të shërbejë që të jemi gjithnjë e më shumë të përulur, në punë dhe të përkushtuar përballë problematikave, qoftë edhe një njeriu të vetëm. Mbit ë gjitha, ky mandat duhet të shërbejë për të dëgjuar shumë e për të vepruar akoma edhe më shumë në raport me njerëzit.

Nisida Tufa: Çfarë duhet të ndryshojë PS?

Erion Braçe: Veten. Pas 12 viteve në pushtet patjetër që është e domosdoshme të ndryshosh veten. Jo thjesht dhe vetëm si individë, sepse mund të ndryshosh deputetët apo drejtuesit e partisë në nivel qendror e lokal, mund të ndryshosh kryetarët e bashkive, gjithashtu edhe ministrat, por nuk ndryshon qasjen në raport me njerëzit. Ajo që duhet të ndryshojë është qasja. Arroganca duhet të shkojë në zero dhe përkushtimi duhet të shkojë në 100%.

Nisida Tufa: Çfarë ka bërë keq deri tani Partia Socialiste?

Erion Braçe: Do thoja vetëm çfarë duhet të bëhet më mirë. Lufta kundër korrupsionit duhet bërë akoma më mirë. Është thelbësore që qytetarit i mungojnë shërbime publike dhe të mira, ajo që nuk meritojnë është korrupsioni. Kemi bërë një hap të madh dhe kemi lënë drejtim të veprojë drejtësinë, kemi hequr çdo lloj mburoje politike për çdo anëtar të PS në secalin nivel të qeverisjes dhe I kemi lënë të përballen drejtpërdrejt me drejtësinë nëse kanë një akuzë penale. Kjo është një qasje që më herët nuk ka ekzistuar në Shqipëri. Është një gjë positive që po ndodh në këtë vend. Ama, kjo është vetëm drejtësia penale, ajo që neve na intereson është drejtësia sociale, që buron në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mënyra se si ti e ushtron pushtetin.

Nisida Tufa: Sa e ka goditur SPAK famijen tuaj politike?

Erion Braçe: Në çfarëdo shkalle të jetë tronditja jonë, është shumë më i madh përfitimi i qytetarëve. Ne nuk e kemi bërë drejtësinë e re thjesht për të vënë para përgjegjësisë një ministër, një deputet, president po do, kryeministër apo kështu me radhë. Nuk është hakmarrje pë rata që në kohë të ndryshme kanë gjynahe për mënyrën se si kanë qeverisur dhe i kanë borxhe qytetarëve. Pra, duhet të shihet si proces ku përfitojnë qytetarët, jo një process që trondit PS, trondit Qeverinë apo kështu me radhë. Duhet të çlirohemi nga historia, ja u fut edhe ai në burg. Shikoni se sa ka përfituar siguria publike nga goditja e krimit të organizuar në Shqipëri.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×