PSG 2-0 Inter
PSG dhe Interi kërkojnë suksesin në finalen e madhe të Champions League. Në orën 21.00 nis sfida, e cila mbahet në Mynih. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Si trajneri Inzaghi ashtu edhe homologu Luis Enrique kanë vendosur për titullarët, teksa nga minuta e parë luajnë më të mirët. Interi synon trofeun e katërt në histori, ndërsa PSG të parin. Ndeshja do të gjykohet nga arbitri rumun Kovacs.
Formacionet:
PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Joao Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia.
INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez.
Minutë pas minute:
49- Kvara gabon nga fare pranë, i pasaktë sulmuesi gjeorgjian.
46- Nis e dyta.
45- Mbyllet fraksioni.
22- GOLL. PSG realizon golin e dytë me Doue. E djathtë fantastike e tij.
12- GGOL PSG. Doue shërben për Hakimin, i cili e ka lojë fëmijësh për të shënuar.
11- Provon Dembele, qëndrore goditja. Pret me lehtësi Sommer.
7- Ushtron presion PSG. Marquinhos nuk devijon dot saktë një top me kokë, pas një krosimi nga krahët. Mbetet në sulm ekipi francez.
1- Nis ndeshja.
(J.S/)