Morinë/ Kërkohej në Gjermani për “grup kriminal” dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet me qëllim ekstradimi 22- vjeçari

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, për parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës,  shtetasi D. P., 22 vjeç, banues në Gjermani.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijën e dytë në hyrje të vendit, rezultoi se 22-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar  nga Interpol Wiesbaden Gjermani, pasi në shkurt 2025, Gjykata e Cologne-s në Gjermani, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal” dhe “ Mashtrim”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin V. B . Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 30 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 22 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik shtetasit A.M., shërbimet e Policisë i gjetën 14 300 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×