Erion Braçe priste përfaqësim më të madh të partive të vogla në Kuvend, sidomos i Lëvizjes Bashkë. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Braçe tha se edhe një deputet i vetëm mund të bëjë diferencën.
Braçe thotë se pas kaq vitesh në pushtet, në Partinë Socialiste duhen të vërtetat në sy, prandaj ai quhet nganjëherë si opozitar brenda kësaj partie. Braçe shprehet se nuk e bën këtë thjesht për opozitarizëm, por duhet ballfaqim nganjëherë.
Nisida Tufa: A prisnit një përfaqësim më të madh të partive të reja në Kuvendin e ri?
Erion Braçe: Prisja që Lëvizja Bashkë të kishte një përfaqësim më të gjerë në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe e doja të kishte një përfaqësim më të gjerë sesa kaq. Megjithatë, vazhdoj t’i qëndroj idesë se hapësira në Kuvend merret dhe ndërtohet, përtej numrave të deputetëve, sepse mund të kesh edhe 83 dhe pjesa më e madhe e tyre mos thonë asgjë, mund të kesh dhe 50 dhe mund të mos bëjnë asgjë ose të bëjnë atë që është e gabuar. Mund të kesh edhe 1 dhe të bësh diferencën me pjesën tjetër. Kështu e kam parë Parlamentin vazhdimisht, edhe në opozitë, edhe në pushtet.
Unë mendoj se partia dhe qeverie ime duhet të kenë edhe një pasqyrë të brendshme, përtej asaj të jashtme, një pasqyrë ku ballafaqohen të vërtetat. Unë mendoj se një parti në pushtet, 12 vjet apo 16 vjet, doemos i duhen thënë të vërtetat në sy. Kjo është ajo që unë bëj. Jo thjesht dëshira të bëj opozitë, por të thuhen të vërtetat në sy.”
()