Rinovim i rëndësishëm te Egnatia. Klubi kampion i Shqipërisë do të vijojë bashkëpunimin me Edison Ndrecën. Mbrojtësi do të qëndrojë në Rrogozhinë, edhe për dy vite të tjera.
Lajmi është bërë publik së fundmi nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Edison Ndreca qëndron tek kampionët. Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kontrata me mbrojtësin u rinovua për dy vjet te tjera.Suksese!”- shkruan klubi.