VIDEO/ PSG në majën e Europës, fitore e thellë në finalen e Champions në natën historike, Interi e pëson keq

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit.

Ekipi i Luis Enriques shkruan kështu historinë, duke “rrëmbyer” për herë të parë këtë trofe.

Francezët e nisën ndeshjen “zjarr”, duke sulmuar që në fillim. Në minutën e  12-të, Doue shërbeu mjaft mirë për Hakimin, me këtë të fundit që shënoi me lehtësi.

Nuk vonoi shumë edhe goli i dytë, me një të djathtë të bukur të Doue.

Zikaltërit u përpoqën që të reagonin dhe në fundin e fraksionit rrezikuan me Thuram por vetëm kaq.

Ekipi i Inzaghit shtoi presionin në pjesën e dytë por pa rezultat. Doue, pak më vonë, vendosi ndeshjen në favor të PSG. Nuk mbaroi spektakli me kaq, pasi kishte kohë edhe për Kvaran e Mayulu.

PSG feston kështu me goleadë këtë sukses kaq të rëndësishëm në historinë e klubit.

Zhgënjim total te Interi, në një mbrëmje për t’u harruar. Ekipit italian nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mendojë për sezonin tjetër.

 

 

73- GOOL. PSG thellon shifrat me Kvaran.

 

 

 

 

(J.S/)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×