Gramsh/ Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, kapet 32-vjeçari. Qarkullonte me një automjet të vjedhur në Tiranë

Policia e Gramshit ka vënë në pranga një 32-vjeçar, banues në Kuçovë, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 32-vjeçari u lokalizua në Gramsh, ndërkohë që qarkullonte me automjetin tip “Volksëagen”, të dyshuar të vjedhur në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 23.05.2025 ka vjedhur në rrugën “Jordan Misja”, Tiranë, automjetin tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetases A. D., më datë 28.05.2025, në Dimal, i ka vjedhur celularin, një shtetaseje.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e policisë Tiranë dhe Berat.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×