Partia Demokratike fajëson bashkinë e Gramshit për skandalin e infektimit të fëmijëve me bakterin salmonela në çerdhet dhe kopshtet e qytetit.
Në një deklaratë për mediat, PD akuzon kryetarin e bashkisë, Besion Ajazi, për fshehje të të vërtetës dhe shpërdorim të fondeve publike.
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, theksoi se kryebashkiaku ka mashtruar opinionin publik kur tha se “nuk kishte dijeni për emrin e kontraktorit”, “nuk dinte vlerën e tenderit” dhe se “nuk mund të dinte gjithçka për një kontratë të prokurimit”.
PD thekson se kompania fituese, ‘Nelsa shpk’, ka një të kaluar problematike. Sipas saj, në vitin 2018 kjo kompani ishte pjesë e një çështjeje të njohur për korrupsion në tenderat publikë dhe u përfshi në një vendim penal të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli
Kur gazetarët e pyetën për kontraktorin që zbatonte kontratën lidhur me fenomemin e infektimit të fëmijëve me bakterin salmonella në Gramsh, kryetari i kësaj bashkie ndër të tjera tha se … nuk e kishte idenë të thoshte emrin por ishte një kompani që rezultoi fituese nga procedura e prokurimit … nuk mund të dinte kryetari i bashkisë sa është vlera e tenderit… dhe se ndonjë prind po shfrytëzonte rastin e fëmijës së tij për të bërë politikë….
()