Inter kapitullon ndaj PSG, mediat italiane “kryqëzojnë” zikaltrit pas humbjes, Inzaghi: Nuk e di nëse do të qëndroj

Sikundër mund të pritej tek Inter zhgënjimi është i madh, jo vetëm për finalen e 2 në 3 vitet e fundit të humbut të Champions League, por më shumë për mënyrën se sa thjesht u dorëzua skuadra e Inzaghit, e cila ishte e pafuqishme të reagonte përgjatë gjithë lojës. Jo vetëm kaq por shuplaka e rëndë e marrë në finalen e Mynihut bënë tashmë që edhe stoli I Inzaghit të jetë në rrezik, me këtë të fundit madje që I hedh benzinë zjarrit kur pyetet pas ndeshjes nëse do të udhëtojë bashkë me ekipin në SHB për Kupën e Botës për klube:

“Do të shohim në ditët në vijim me klubin. Tani, pas finales së dytë të humbur në tre vjet, ka shumë hidhërim për të menduar për këtë, do të ketë kohë. Klubi ka qenë me ne, edhe ata janë të zhgënjyer, por na kanë qëndruar gjithmonë pranë.”

A do të jem 100% në SHBA për Kupën e Botës për Klube? Nuk e di si t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, në këtë moment kam ardhur këtu për edukatë dhe respekt. Kjo humbje më lëndon shumë. Nga humbjet dilet më i fortë, duket si një frazë e stërpërdorur, por kështu ka ndodhur.”

Ndërkohë i zhytur në dëshpërim ka qenë edhe mesfushori zikaltër Nicolo Barella, që pranon supremacinë e kundërshtarit në këtë finale:

“Mbetet shumë keqardhje, imazhi që mbetet fshin pak rrugëtimin e madh që kemi bërë”Por unë jam jashtëzakonisht krenar për këtë skuadër dhe shumë i lumtur që jam pjesë e saj. Duhet t’i bëjmë komplimente PSG-së, ishin më të fortë në çdo aspekt. Futbolli është kështu, ndonjëherë vijnë ‘shuplaka’, por duhet të ngremë mëngët dhe të fillojmë nga e para, për ta çuar Interin aty ku meriton të jetë. Lodhja nuk është justifikim në një finale; keqardhja më e madhe është se dukej sikur ata e dëshironin më shumë se ne.”

Mediat italiane ndërkohë masakruan ditën e sotme ekipin zikaltër pas humbjes turpëruese ndaj PSG: “Kështu JO” shkruan La Gazzetta dello Sport, Me titullin “Të zhdukur” çelet ditën e sotme Il Corriere dello Sport, “Disintergrata”, luan me fjalët ndërkohë edhe Tuttsport, për të përcjellë zhgënjimin e madh dhe njëkohësisht njollën e turpit që kjo finale la tek milanezët.

La Gazeta
 
Corriereee
 
Tuttosport
 

Ndërkohë rrugët e Milanos ngjasonin me ato të zhvillimit të një ceremonie mortore, menjëherë pas përfundimit të finales mes PSG dhe Inter. Tifozët zikaltër nuk mundën dot të mbanin lotët e dëshpërimit pas humbjes së thellë 5-0, duke mos patur mundësinë të festonin në sheshin D’Uomo, ku ishin mbledhur për të ndjekur finalen.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×