Kamioni përfshihet nga flakët në ‘Rrugën e Kombit’, shpëton mrekullisht shoferi

Një kamion është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, pranë tunelit të Kalimashit, ndërsa transportonte mallra ushqimore dhe pije energjike.

Pamjet dramatike nga vendngjarja tregojnë mjetin e tonazhit të rëndë të kapluar nga zjarri, me tym të zi që ngrihej në ajër dhe flakët që përfshinë shpejt pjesën e përparme të kabinës e më pas të gjithë ngarkesën.

Fatmirësisht, shoferi ka arritur të dalë në kohë nga automjeti dhe ka shpëtuar pa lëndime.

Në vendngjarje ndërhynë shpejt shërbimet zjarrfikëse, të cilat punuan për disa minuta për të neutralizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për ndonjë defekt teknik apo shkak tjetër.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×