Më 2 Qershor festohet Dita e Republikës Italiane, Shehu: Urime të përzemërta vendit fqinj, popujt tanë kanë miqësi historike

Më 2 qershor, Italia feston Ditën e Republikës, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë moderne të saj.

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka shprehur urimet e tij të përzemërta duke theksuar lidhjet historike dhe kulturore që bashkojnë Shqipërinë dhe Italinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu thekson rëndësinë e kësaj dite dhe forcon mesazhin për një partneritet të qëndrueshëm mes dy vendeve, teksa uron: “Gëzuar Ditën e Republikës! Rroftë Italia, rroftë miqësia midis popujve tanë.”

Postimi i deputetit të PD, Tritan Shehu:

Me rastin e 2 qershorit, Ditës së Republikës Italiane, dëshiroj t’i shpreh urimet e mia të përzemërta popullit italian, institucioneve të Republikës dhe të gjithë italianëve kudo që ndodhen.

Italia dhe Shqipëria janë të lidhura nga një miqësi historike, nga lidhje të thella kulturore dhe nga një bashkëpunim gjithnjë e më i fortë.

Gëzuar Ditën e Republikës! Rroftë Italia, rroftë miqësia midis popujve tanë.

In occasione del 2 giugno, Festa della Repubblica Italiana, desidero esprimere i miei più sentiti auguri al popolo italiano, alle istituzioni della Repubblica e a tutti gli italiani ovunque si trovino.

L’Italia e l’Albania sono legate da un’amicizia storica, da profondi legami culturali e da una collaborazione sempre più solida.

Buona Festa della Repubblica! Viva l’Italia, viva l’amicizia tra i nostri popoli.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×