Fisnik Asllani shkëlqeu me huazimin e tij te Elversberg. Plot 19 gola të shënuar dhe 9 të asistuar bënë që klubi gjerman të ëndërronte kalimin në elitë. Ishte Heidenheim që i ndali në finale.
Asllani do të kthehet te Hofenheim ku ka kontratë edhe për 1 vit tjetër. Klubi gjerman do ta ketë vështirë ta mbajë, pasi interesi për të është i lartë.
Së fundmi tregohet se Frankfurti është i gatshëm për blerjen e kartonit të tij, në rast se do të ketë largime në repartin ofensiv. Klubi gjerman do të luajë në Champions përgjatë edicionit të ardhshëm.
Konkurrenca më e madhe e Frankfurtit do të jetë me Verder Bremen. Këto të fundit prej kohësh janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit që u ftua nga Kosova. Po ashtu i garantojnë më tepër minuta.