Marc-André ter Stegen nuk ka dyshime. Ai do të vazhdojë të jetë portier i Barcelonës edhe për sezonin e ardhshëm.
Në konferencë për shtyp nga kampi stërvitor i kombëtares gjermane, ku po përgatiten për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve kundër Portugalisë, Ter Stegen ishte i prerë.
“Askush në klub nuk më tha se duan të më largojnë. Nuk jam i shqetësuar, e ardhmja ime është te Barça”- tha Ter Stegen.