Plagosja e 15-vjeçarit në një piceri te “Ali Demi”! I mituri mori plumb në pjesën mes qafës e shpatullës, dyshohet për konflikt me motoristin

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e një 15-vjeçari, ngjarje që ndodhi pasditen e sotme në zonën e “Ali Demit”, pranë një picerie në kryeqytet.

Gazetari Igli Celmeta raporton për , se ngjarja ka ndodhur te një piceri, ku i mituri dyshohet se punonte si kamarier. Sipas burimeve paraprake, konflikti dyshohet të ketë nisur mes të riut dhe motoristit.

Në përfundim të përplasjes verbale, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 15-vjeçarit, duke e plagosur në zonën mes qafës dhe shpatullës. Menjëherë pas ngjarjes, i mituri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime spitalore bëjnë me dije se ai është në gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe zbardhur rrethanat e konfliktit. Deri më tani nuk janë siguruar ende pamje filmike nga kamerat e sigurisë për të dokumentuar momentin e plagosjes.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×