Portugalia fiton Euro U17, mund Francën në “Arenën Kombëtare”

Portugalia U17 ka fituar Europianin e të rinjve që u mbajt për herë të parë në Shqipëri. Portugezët triumfuan 0-3 ndaJ Francës, në sfidën e zhvilluar në “Arenën Kombëtare”.

Kabral dhe Kunja i dhuruan epërsinë e dyfishtë ekipit të Binos, duke shkuar kështu në avantazh në dhomat e zhveshjes. Çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë, Neves thelloi shifrat.

Kujtojmë që Portugalia, e cila kishte në grup edhe Shqipëria, eliminoi Italinë në gjysmëfinale.

Ky trofe, shumë i rëndësishëm për luzitanët e vegjël, vjen kështu në Europianin historik “Shqipëri 2025”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×