Një shtetas italian është arrestuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Tiranë pasi mashtronte me pagesat e TVSH-së.
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për 56-vjeçarin për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Njoftim i Policisë:
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaloi shtetasin e huaj italian, M. C., 56 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
()