Pas aksidentit në vendin e punës të një shtetasi të huaj 47-vjeç, ditën e djeshme në Tiranë, policia ka vënë në pranga inxhinierin e firmës së ndërtimit, shtetasin me iniciale D. H., 32 vjeç si dhe ka shpallur në kërkim 2 përfaqësues të firmës, shtetasin E. K., 34 vjeç, me detyrë administrator i firmës dhe R. J., 75 vjeç, me detyrë drejtues teknik.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim shtetasi i huaj V. N., 47 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i plotë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
arrestuan shtetasin D. H., 32 vjeç, me detyrë inxhinier i një firme ndërtimi, si dhe shpallën në kërkim shtetasit E. K., 34 vjeç, me detyrë administrator i firmës, dhe R. J., 75 vjeç, me detyrë drejtues teknik, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim shtetasi i huaj V. N., 47 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim;