Vazhdimi apo jo i Shkëmbit, rebusi i madh për Tiranën në ditët e para të qershorit. Pika kryesore e diskutimeve në mesin e javës te Tirana mbetet e ardhmja e Bledi Shkëmbit.
Presidenti Refik Halili duhet të vendosë nëse do të mbajë korçarin apo jo në ekipin bardheblu. Shkëmbi ka edhe një vit kontratë, ndonëse mund të ndodhë që palët të ndajnë rrugët. Për t’u parë mbetet si do të zgjidhet kjo situatë te Tirana.
Fakt është se Refik Halili brenda dy sezonesh ka ndryshuar 6 herë stolin, duke sjellë pesë emra të rinj.