Serbia do të përballet me Shqipërinë me 7 qershor, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Në konferencë për shtyp për sfidën që luhet në “Arenën Kombëtare”, trajneri i serbëve, Dragan Stojkovic ka folur së fundmi për tifozerinë shqiptare.
“Dy milionë. Dy milionë të interesuar më kanë thënë se janë të interesuar, po t’i zinte stadiumi”, ka thënë ai. Takimi Shqipëri-Serbi vlen për grupin K.