
Becca Tilley, ka treguar se historia e saj e dashurisë ishte shumë më e qetë dhe e sinqertë nga sa e kishte imagjinuar ndonjëherë. Pas romancave të shkurtëra me Chris Soules dhe Ben Higgins, ajo e gjeti dashurinë në mënyrë krejt të papritur – me këngëtaren Hayley Kiyoko.
Dyshja ka qenë bashkë që prej vitit 2018, por lidhja e tyre u mbajt private për vite me radhë, derisa Becca vendosi të dalë publikisht në videoklipin e Hayley-t në vitin 2022. Në një intervistë në podcastin Made It Out më 2024, ajo pranoi se kishte pasur frikë për reagimet, sidomos nga ndjekësit e saj konservatorë.
“Shumica e ndjekësve të mi janë konservatorë dhe kjo do të ishte shokuese për ta – fakti që dikush që ata e konsideronin model po dilte me një vajzë,” tha Becca.
Megjithatë, komentet dhe reagimet pozitive që mori e bënë të kuptojë ndikimin e këtij hapi. “E kuptova që kjo ishte shumë më e madhe se unë dhe frikat e mia. Nëse i ka ndihmuar njerëzit të ndihen më të sigurt me dashurinë e tyre, atëherë ka pasur më shumë vlerë se çdo gjë tjetër,” u shpreh ajo për E! News.