“Berisha erdhi në krye të partisë në kundërshtim me Statutin”, Açka: Ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së! Duhet reformim i thellë

Në Programin e Drekës në Neës24 ishte sot e ftuar Flutura Açka, e cila foli për 11 majin dhe faktin që rezultati ishte lehtësisht i parashikueshëm.

Ajo u shpreh se PD tashmë ndodhet në një situatë të vështirë ndërsa nuk sheh asnjë shenjë reflektimi për humbjen.
Açka shtoi se nuk e priste një dorëheqje të Berishës, por nënvizoi se ardhja e tij në krye të partisë ka qenë në kundërshtim me Statutin e PD.

“Kemi ardhur rrotull dhe jemi po në të njëjtën pikë. Lidershipi ka një lloj përgjegjësie.
Nuk është kënaqësi të të dalin ato që ti mendon, por duke futur në lojë logjikun dhe duke parë peizazhin e gjerë, kam dalë në ato konkluzione.

Ka njerëz që kanë dashur të jenë politikisht korrektë me lidershipin dhe nuk i kanë thënë. Për mua mënyra se si erdhi në pushtet lidershipi i PD ishte në shkelje të Statutit dhe na solli këtu ku jemi. Duhet të kishim një shenjë që PD ka nisur të reflektojë. Kërkuam qeveri teknike dhe nuk e arritëm, kemi 3 vite që themi revolucion të cilin nuk e kemi bërë.

E vetmja gjë që arritëm ishte t’i jepnim edhe një mandat Ramës.
Ka nevojë për një reflektim të të gjitha strukturave. Po e fusin PD në një kurth politik që do të na dëmtojë në vijim.
Dorëheqjen e Berishës nuk është se e prisja. Ka ardhur koha që të kuptojë që ka ardhur një moment historik për PD dhe të respektohet Statuti. Berisha të bëjë një të mirë të fundit PD-së, që ta çojë në reformim”, tha ajo.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×