Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me oficerin e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Nertil Aliraj, 39 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.
Ky shtetas, më datë 01.06.2025, rreth orës 21:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka ndaluar dhe parkuar automjetin në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës, në shkelje të dispozitave të parashikuara në Kodin Rrugor. Pasi i është komunikuar masa administrative për shkeljen, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme, gjatë ushtrimit të detyrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.”