Enca thyen heshtjen pas kritikave për ‘Original’: Çfarë ka për të thënë

Enca Haxhiu ka shkaktuar shumë reagime pas publikimit të videoklipit të saj për këngën “Original”, i cili përmban skena provokuese dhe të nxehta. Pas kritikave në rrjetet sociale, ajo ka shpërndarë mesazhe të forta përmes Instagramit.

“Më falni, por unë s’bëj muzikë për femra të zakonshme dhe humbësa. Vetëm për tipa kardinale,” ka shkruar ajo, duke theksuar se muzika e saj është për ata që kanë guxim dhe personalitet të fortë.

Në një tjetër postim, Enca ka theksuar se ajo ka ndikuar në ngritjen e një gjenerate të re të vajzave të forta dhe që do të vazhdojë ta bëjë këtë. “Unë rrita një gjeneratë të tërë vajzash të forta shqiptare dhe tani do të rris të radhës,” shtoi ajo.


Reagimet kanë qenë të ndara, ku disa e mbështesin për guximin, ndërsa të tjerë kritikojnë për skenat e nxehta. Por Enca mbetet e sigurt në misionin e saj dhe ndikimin që ka në skenën muzikore.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×