Dy nga tre nga programet e përbashkëta të Universitetit Luarasi me London School of Economics përkasin degëve të Fakultetit të Ekonomikut, një në Menaxhim Biznesi dhe tjetri në Financë.
Leudita Ademi – Drejtuese e Departamentit të Ekonomikut te Universiteti Luarasi tregoi përfitimet që do të kenë studentët të cilët do të zgjedhin të studiojnë programet në fjalë. Ajo tha se kurrikulat studimore janë ndërtuar sipas standardeve të London School of Economics dhe ato janë identike me ato që ofron Universiteti i Londrës.
Leudita Ademi: Dy nga programet janë të Fakultetit të Ekonomisë, janë programe të ndërtuara sipas standardeve të LSE, kemi marrë miratimin e tyre, kemi bërë ndërtimin e stafeve sipas kritereve që duhen dhe po presim studentët tashmë. Këto janë kurrikula të ndërtuara sipas standardeve të ardhura përmes udhëzimeve nga LSE. I kemi implementuar këto programe sikurse kërkohen, kriteret që vijnë certifikohen si programeve të standardeve ekuivalente me Universitetin e Londrës.
Agim Alia: Duhet qartësuar një gjë e rëndësishme, kurrikula që ofrohet në këto tre programe studimi është e njëjtë me kurrikulën që ofrohet nga Universiteti i Londrës. Të gjitha programet janë hartuar nga London School of Economics. Të gjitha procedurat që lidhen qoftë me aplikimin, regjistrimin, testimi i njohurive është e njëjta praktikë që ndiqet edhe në Universitetin e Londrës.
()