Gara për “Topin e Artë”, Dembele në “pole position” pas suksesit të PSG

Fitorja e thellë 5-0 e Paris Saint-Germain ndaj Interit në finalen e Champions League mund të ketë vendosur edhe fituesin e Topit të Artë 2025. Pa kompeticione kombëtare këtë vit dhe me vetëm Kupën e Botës për Klube në horizont, duket e vështirë që ndokush t’i rrëmbejë çmimin një lojtari të PSG-së kampionë të Evropës. Luis Enrique propozon Ousmane Dembélén, që pas vitesh të vështira dhe dëmtimeve te Barcelona, ka rilindur te PSG me 33 gola dhe 15 asistë në sezon, duke qenë shumë i rëndësishëm edhe në Champions. Enrique thotë se Dembélé meriton Topin e Artë jo vetëm për golat, por për punën e palodhur në mbrojtje dhe presing. Në finalen në Mynih, ai dha dy asistë kyç dhe udhëhoqi sulmin dhe presingun, duke qenë një sulmues komplet.

Nëse Dembélé dhe Doué ishin vendimtarë në finalen e Champions League, PSG-ja duhet të falënderojë edhe portierin Gigio Donnarumma, i cili në fazat e mëparshme bëri pritje spektakolare dhe mbajti portën e paprekur. Ai pritet të fitojë sërish çmimin Yashin për portierin më të mirë të sezonit, siç bëri në 2021 me Europianin ku u shpall MVP. Disa e shohin Donnarumman edhe si kandidat për Topin e Artë, një çmim që historikisht e ka fituar vetëm portierin rus Lev Yashin, ndërsa legjenda Buffon nuk ia ka arritur kurrë. Si Buffon, edhe Donnarumma mund të ngjitet në podium, pavarësisht ka nga ata që besojnë se ish portiere I Milanit mund të jetë një kandidaturë serioze për trofeun e “Topit të Artë” këtë vit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×