I harruar nga Sylvinho, Muja realizon gol historik në Turqi (VIDEO)

Ishte zbulimi i Sylvinho-s, por Arbnor Muja është harruar prej kohësh, me sulmuesin kuqezi që u la jashtë jo vetëm në “Euro2024”, por nuk është preferuar më nga tekniku kuqezi. Muja i lëshoi një sinjal në distancë Sylvinho-s duke realizuar një gol historik për ekipin e tij Samsunspor.

Muja shënoi një gol të çmendur në minutën e 97-të, duke i dhuruar Samsunspor-it jo vetëm 3 pikët në javën e fundit të kampionatit, por mbi të gjitha i siguroi një biletë për një fazën “play-off” të Europa League, që përkthehet minimalisht një biletë për në fazën e grupeve të Conference League.

Festa ishte e madhe në shkallet e stadiumit, për këtë kualifikim për herë të parë në një turne Evropian.

Samsunspor lë pas Beshiktashin e Muçit, me këta të fundit që e mbyllën sezonin në vendin e katërt. Me Muçin titullar, Beshiktash mposhti 4-0 Bodrumspor, skuadrën e Ajetit dhe Seferit. Bodrumspor bie një kategori më poshtë ashtu si ekipi i Rey Manaj, Sivasspor.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×