Jasir Asani vjen me vonesë në Tiranë, sulmuesi mbetet prapa me përgatitjet në Kombëtare

Në një moment ku sytë e të gjithë shqiptarëve janë kthyer drejt sfidës delikate dhe historike ndaj Serbisë, sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani, ka rikthyer buzëqeshjen në fytyrat e tifozëve të Guanzhusë në Korenë e Jugut, duke shënuar një gol pas një periudhe të gjatë heshtjeje.

Minuta e 44-të e përballjes ndaj Daegut u shënua nga kthjelltësia e Asanit nga pika e bardhë e penalltisë, një sinjal i qartë se forma e tij është ende aty, pavarësisht disa javëve pa gjetur rrjetën. Ky ishte goli i parë për anësorin e krahut të djathtë që nga data 12 mars 2025, kur kishte shkëlqyer me dygolësh kundër Visel Kobe në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve të Azisë. Për një futbollist ofensiv, një pritje prej gati tre muajsh për të shënuar është psikologjikisht e rëndë, ndaj ky gol ka ardhur si një frymëmarrje e nevojshme për 29-vjeçarin. Por problemi i vërtetë nuk qëndron te forma e tij. Pyetja që tani lind është: A do të jetë Jasir Asani gati fizikisht dhe mendërisht për supersfidën ndaj Serbisë të shtunën?

14 ORË FLUTURIM DHE NJË GRUMBULLIM I VONUAR Pas përfundimit të ndeshjes me Guanzhunë, Asani do të niset drejt Shqipërisë, por fluturimi nga Koreja e Jugut drejt Tiranës përfshin një udhëtim të gjatë dhe të lodhshëm që zgjat më shumë se 14 orë, pa përfshirë ndalesat dhe akomodimin. Ai pritet të mbërrijë në Shqipëri me vonesë, teksa një pjesë e grupit të kuqezinjve po stërvitet prej disa ditësh në Durrës, ndërsa sot nisin zyrtarisht përgatitjet në Tiranë. Kjo vonesë ka ngritur pikëpyetje reale për gjendjen fizike të lojtarit dhe mundësinë e aktivizimit të tij që nga minuta e parë ndaj Serbisë. Asani ka mundësi të mos konsiderohet titullar për ndeshjes e së shtunës dhe përveç lodhjes fizike dhe vonesës, mund të jetë një vendim i arsyetuar me nevojën për ta ruajtur dhe rikuperuar plotësisht për sfidën e dytë ndaj Letonisë.

Nuk ka dyshim se Jasir Asani është një ndër elementët më kreativë të Kombëtares shqiptare. Me aftësi në driblim, gjuajtje të fuqishme dhe vizion të mirë në pasim, ai është shpeshherë faktori befasues në ndeshjet me intensitet të lartë. Goli i tij ndaj Polonisë në kualifikueset për Europianin 2024 është ende i freskët në memorien e tifozëve, një perlë që ngjalli shpresë dhe krenari. Gjithsesi, përballë Serbisë, një kundërshtar që kërkon presion të lartë dhe intensitet, stafi teknik i Shqipërisë mund të preferojë alternativa më të freskëta fizikisht dhe më të integruara me përgatitjet e fundit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×