Kërkon rinumërimin e votave të 11 Majit në të gjitha KZAZ-të e Tiranës, Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor

Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj, ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor. Alimehmeti kërkon rinumërim të votave në të gjitha KZAZ-të e Tiranës.

Nesër më datë 3 qershor, hidhet shorti në Gjykatën Administrative për të përcaktuar trupën e Kolegjit Zgjedhor që do shqyrtojë ankesën e tij ndaj KQZ-së.

Njoftimi: 

Në datën 03.06.2025, ora 10:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, për gjykimin e Ankimit Nr.10 Regjistri Themeltar Dt.02.06.2025 Regjistrimi, me:

ANKUES: Ilir Alimehmeti, kandidat nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike/Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM). I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

OBJEKTI: – Ndryshimin e vendimit nr.83 datë 30.05.2025 të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve1 “Për Mospranim për Shqyrtim të Kërkesës Ankimore Nr.52, datë 29.05.20252, të depozituar nga Z.Ilir Alimehmeti, kandidat për Deputet i Subjektit Zgjedhor Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”;

– Ndryshimin e vendimit nr.1326 datë 24.05.2025 “Për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”3;

– Rinumërimin dhe/ose rivlerësimi i votave në të gjitha KZAZ-të e Qarkut Tiranë; – Ndryshimi i rezultatit të tabelave përmbledhëse pas rinumërimit dhe/ose rivlerësimit të votave;

– Si alternativë ndaj mospranimit të kërkesave të mësipërme, dërgimin për kontroll incidental pranë Gjykatës Kushtetuese të nenit 124, paragrafi 1, i Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, duke u bazuar në nenin 145 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. BAZA

LIGJORE: Nenet 124, 152, 153 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Neni 145 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Tiranë, më 02.06.2025

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×