Kombëtarja shqiptare U-21 vijon përgatitjet intensive në kuadër të dy ndeshjeve miqësore në transfertë, ndaj Hungarisë dhe Turqisë.
Grumbullimi ka nisur që prej ditës së martë, ndërsa skuadra stërvitet rregullisht nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi.
Sa i përket gjendjes së lojtarëve, mesfushori i Partizanit, Gjergji Kote, është larguar nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi dhe nuk do të jetë i gatshëm për këto dy sfida. Pjesa tjetër e grupit paraqitet në gjendje të mirë fizike dhe pa probleme.
Ndeshja e parë, Hungari U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 5 qershor, në stadiumin “Széktó”, duke nisur nga ora 19:30. Ndërsa sfida e dytë, Turqi U-21 – Shqipëri U-21, do të luhet më 8 qershor, në “Ataturk Olympic Stadium”, në orën 19:00.
()